Avokati Leutrim Sylaj, ka thënë se familjarët e të arrestuarve turq ndodhen ende në pjesën e vjetër të aeroportit. E kanë ftuar për ndihmë EULEX-in, por ata kanë kontrolluar vetëm në pjesën e re, thotë avokati Sylaj.
“Familjarët nuk kanë marrë një garanci që të arrestuarit janë dërguar në Turqi. Sot gjatë ditë, në takim në Kryeministri familjarët kanë kërkuar që t’u jepen kamerat që dëshmojnë se kur janë deportuar. Edhe pas këtij premtimi një gjë e tillë nuk ndodhi”, ka thënë Sylaj, për “Interaktiv” të KTV-së.
Në ndërkohë, avokati Sylaj, ka thënë se ende nuk u janë dhënë këto xhirime, e në anën tjetër rreth orës 18:00 familjarët kanë marrë një lajm nga një person se së paku tre të arrestuar janë në pjesën e vjetër të aeroportit.
“Më herët pat kontroll në pjesën e re të Aeroportit, dyshimet janë që ata ndodhen në pjesën e vjetër të aeroportit”, ka thënë Sylaj.
Ai ka thënë se ka katër orë që zyrtarët e Avokatit të Popullit nuk kanë pasur as qasjen minimale në kontrollet që janë bërë duke e lënë në mjegull gjithë këtë situatë.
“Familjarët nuk janë të qetë derisa ta kuptojnë se ku janë burrat që u arrestuan”, ka thënë Sylaj.
-
Shteti dështon të bindë familjarët se ka deportuar turqit e arrestuar
-
Shtetasit turq janë parë sonte në ndërtesën e vjetër të Aeroportit
-
Tetë zyrtarë të MPB-së me deklarata kontradiktore për dëbimin e 6 turqve
-
Askush në Kosovë s’di gjë për gjashtë shtetasit turq të deportuar, familjarët e tyre po ikin nga frika
-
Shuhen shpresat e familjarëve të shtetasve turq të arrestuar në Kosovë