Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tetë zyrtarë të MPB-së me deklarata kontradiktore për dëbimin e 6 turqve

Tetë zyrtarë të punësuar në Ministri të Brendshme e që punojnë në Aeroportin e Prishtinës, kanë treguar para Komisionit hetimor atë që ka ndodhur në ditën e 29 marsit, kur 6 shtetas turq që jetonin në Kosovë u arrestuan dhe u dëbuan në Turqi.

Që në nisje të Komisionit, është marrë vendim që raportimet të bëhen prapa dyerve të mbyllura dhe pa praninë e mediave, raporton KTV.

I pari që ka raportuar ka qenë shefi i Departamentit për të huajt në aeroport, Fazli Fazliu, i cili edhe pse u intervistua për rreth një orë e gjysmë, u tha mediave se ai është ftuar gabimisht nga Komisioni, por kjo u mohua nga Komisioni.

Pas tij, kanë raportuar edhe 7 zyrtarë të tjerë policorë.

Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, nga Vetëvendosje, tha se ky komision dëshiron ta kuptojë të vërtetën se çfarë ka ndodhur ditën kur gjashtë turqit ishin kapur dhe dëbimin.

Sveçla tha se ka pasur deklarata kontradiktore dhe mohoi faktin se një zyrtar policor është intervistuar gabimisht.

Komisioni Hetimor ka nisur hetimet me raportimin e kryeshefes së Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, mbledhje kjo po ashtu e mbyllur për media.

Edhe Deklarata kontradiktore të MPB-së për dëbimin e 6 turqve Video Deklarata kontradiktore të MPB-së për dëbimin e 6 turqve

Gjatë nëntorit, raportimet do të shpeshtohen, ku pritet që si dëshmitarë të jenë edhe presidenti, kryeministri dhe kryeparlamentari, si dhe shumë zyrtarë të institucioneve tjera, përfshirë edhe ministrin Pal Lekaj.

Atë kohë, “Kohavisioni” pati zbuluar se Ministria e Infrastrukturës kishte shkelur Rregulloren për aprovimin e fluturimeve Charter dhe Taxi, duke i dhënë leje për operim kompanisë ajrore “Birlesik Insaat” një ditë para kohe.

Aeroplani i kësaj kompanie që erdhi nga Ankaraja, ateroi në Kosovë mëngjesin e 29 mars dhe u kthye prapa po atë ditë rreth orës 17 e 30, dhe mendohet se me të janë bartur shtetasit turq që u arrestuan nga Policia e Kosovës dhe AKI-ja.