Janë shuar shpresat e familjarëve të të arrestuarve turq se ata mund të mos jenë deportuar për në Turqi.
Përfundimisht, ata kanë rënë në kontakt me të depërtuarit dhe u kanë thënë se ata janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Stamboll, dy orë pas arrestimit, raporton KTV.
Familjarët e tyre kishin kaluar natën në Aeroportin e Prishtinës, me shpresën që ata janë ende në Kosovë.
Ndonëse ishin publikuar disa video, ku të arrestuarit shihen se kalojnë kontrollet e sigurisë, as atëherë nuk ishin bindur duke kërkuar më shumë sqarime rreth arrestimit të tyre.
Pas kësaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë para familjarëve të shtetasve turq.
Haradinaj tha se arrestimi i familjarëve të tyre ka qenë befasi, por që sipas tij, befasi të tilla nuk do të ketë më.
Ai familjarëve u garantoi se çdo kërkesë të tyre do ta shqyrtojnë.
Edhe
Haradinaj u premton familjarëve të “gylenistëve” se do shqyrtoj çdo kërkesë të tyre
Familjarët kërkuan nga kryeministri Haradinaj që t’u garantojë se në Kosovë mund të jetojnë pa frikë.
Gruaja e Yusuf Karabinës, Jasemin Karabina, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të sigurojnë prova konkrete që vërtetojnë se të afërmit e tyre janë deportuar për në Turqi.
Gjatë ditës së enjte, Policia ka arrestuar pesë zyrtarë të institucioneve arsimore “Gylistan” dhe një kardiolog.