Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat me rritje për lehonat, mirëpo meqenëse pagesa është ekzekutuar me sesionin e fundit bankar, atëherë sipas Kurtit, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të dalin në llogarinë e tyre.
Kurti në njoftim ka thënë se nuk kanë dashur ta presin korrikun kur paga minimale bëhet 500 euro, por kjo vlerë të fillojë së zbatuari qysh tani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat me vlerën e re, të rritur. Nga tash 500 euro. Të premten e kaluar, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, morëm vendim ndër të tjera që të mos prisnim korrikun, kur paga minimale bëhet 500 euro, në mënyrë që edhe shtesat për nënat lehona të rriten në të njëjtën vlerë. Meqenëse pagesa është ekzekutuar me sesionin e fundit bankar, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë e secilit”, thuhet në njoftimin e Kurtit.
Edhe Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare shkroi paraprakisht se janë ekzekutuar shtesat me rritje për lehonat.