Arbëri

Kurti: Nga nesër shtesat do të dalin me rritje

shtesa

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga e marta, shtesat do të dalin me rritje.

Në një postim në Facebook ka shkruar se nga kjo rritje do të përfitojnë 400  mijë fëmijë,

“Lajm i mirë për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët: nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar prej 50%. Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra: - një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro; - një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro; - një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë. Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!”, ka shkruar ai.

Në fund të muajit tetor, qeveria në detyrë miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm, në vlerë rreth 4 miliardë eurosh.

Në buxhetin e ri, kryeminsitri në detyrë Albin Kurti tha se është përfshirë edhe paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, e edhe rritja e shtesës në pagë, në bazë të përvojës së punës.

Krahas buxhetit për vitin 2026, ekzekutivi miratoi rritjen e pensioneve bazë nga 120 në 150 euro, e edhe rriti për 50 për qind shtesat për fëmijë.