Prokuroria Speciale ka njoftuar se shtatë persona janë shoqëruar në Polici e pastaj janë liruar në procedurë të rregullt në aksionin që sot është ndërmarrë në Zubin-Potok dhe Zveçan lidhur me vrasjen e zyrtarit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, A.S.
Njoftohet se gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente dhe pajisje elektronike të ndryshme.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë kryer bastisje në dy lokacione në Zveçan dhe në shtatë lokacione në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: - Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; - Vrasje të Rëndë; - Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Gjatë operacionit, i cili është mbështetur edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, janë shoqëruar në Polici shtatë persona, dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Bastisje në nëntë lokacione në Zubin Potok dhe Zveçan
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin...-
Aksioni në veri lidhet me vrasjen e pjesëtarit lituanez të EULEX-it më 2013
-
Serbia për bastisjet në veri: Po bëhen për shkak të nervozizmit të Kurtit me rezultatin e zgjedhjeve
-
Bastisje në nëntë lokacione në Zubin Potok dhe Zveçan
-
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
-
Bastisen gjashtë lokacione në Zubin-Potok, sekuestrohet armatim i llojeve të ndryshme