Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtatë muaj pas emërimit, shkarkohet drejtori i përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Shkarkohet 7 muaj pasi mori detyrën si drejtor i përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj.

Sipas mediave, rezultatet e dobëta në aksionin anti informalitet kanë çuar në shkarkimin e tij.

Gjon Bardhi, që deri dje mbante pozicionin e zëvendësdrejtorit në këtë institucion do te jete ne krye te tij deri në emërimin e drejtorit të ri.

Doganat kanë qenë në qendër të një aksioni policor ditët e fundit.

Aksioni erdhi pas një përplasje mes drejtorit Gjokutaj dhe z.kryeministrit Braçe, pasi ky i fundit u akuzua se ushtronte presion për të emëruar një drejtor të ri, afër tij/Dita.