Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka riemëruar të enjten si drejtor të Doganës, Agron Llugaliun.
Llugaliu do të jetë në krye të Doganës edhe për katër vjet.
“Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, falënderuan drejtorin Llugaliu për punën e deritanishme, e përgëzuan për performancën e tij dhe të Doganës dhe e uruan për mandatin e ri duke i dëshiruar suksese të mëtejme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.
Llugaliu ishte propozuar të rimërohej nga Ministria e Financave.
Ai mori detyrën si drejtor i Doganës në prill të vitit 2021.
Artikuj të ngjashëm
-
Agon Limani emërohet kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur
-
Edhe një zëvendësministër, Dugolli emërohet në MPB
-
Haxhiu dhe Kurti ia vazhdojnë mandatin Agon Bytyqit si zëvendësdrejtor i AKI-së
-
Kurti premton pagë të 13-të me ligj, planifikon edhe atë të 14-tën
-
Ambasadori Bajrami emërohet kryenegociator në dialogun me Serbinë