Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHSKUK reagon për arrestimin e u.d. së shefit të defektologjisë në ORL, Iljasa Fazliu

QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universtar i Kosovës, ka reaguar për rastin e arrestimit të ushtruesit e detyrës së shefit të defektologjisë në Klinikën e ORL-së në QKUK, Iljasa Fazliu.

Fazliu ishte arrestuar të shtunën nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Akuzohet se keqtrajtoi një paciente 3-vjeçare në Gjilan. Ai ishte sulmuar nga familjarët e 3-vjeçares, ndërsa Policia në raportin 24-orësh ka raportuar për rastin.

“Janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën ‘trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’ dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të Policisë.

Ndërkohë SHSKUK ka thënë se ngjarja ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së, ndërsa ka thënë se është kërkuar nga Klinika e ORL-së që të ndërmerren masa.

Ndërsa SHSKUK ka thënë se për mungesë licence pune, lëshimi i tyre bëhet nga odat përkatëse dhe ato duhet larjmëruar institucionet.

Edhe Vlerësohen të dobëta masat ndëshkuese për punëtorët shëndetësorë që bëjnë shkelje në punë Arbëri Vlerësohen të dobëta masat ndëshkuese për punëtorët shëndetësorë që bëjnë shkelje në punë

“Menaxhmenti i ShSKUK-së, kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikëqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse. Për ShSKUK është e dënueshme dhe e papranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi. Sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka të njëjtit duhet të lajmërojnë institucionet. Mungesa e një databaze elektronike për stafin e ShSKUK, e vështirëson përcjelljen në kohë reale të punës, avancimeve dhe mungesave eventuale të stafit. Për këtë arsye, menaxhmenti i ShSKUK, para 2 jave ka filluar procesin e digjitalizimit të të dhënave të stafit të saj”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.