Një 34-vjeçar nga Shqipëria ka tronditur Floridan pasi dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij dhe ka rrëmbyer të bijën. Ngjarja ka ndodhur të hënën. I dyshuari është kapur nga policia dhe tani akuzohet për vrasje të rëndë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve.
Sipas Policisë, i dyshuari R.M. ka sulmuar fillimisht dy prindërit e tij për të mos lejuar që të thërrasin policinë.
Gjatë hetimeve fillestare pas zhdukjes së të bijës është vendosur të kontrollohet shtëpia e ish-gruas së të dyshuarit. Kur kanë hyrë në shtëpi, gruaja shqiptare u gjet e vdekur.
Vajza dhe vetë i dyshuari u gjetën brenda një veture orë më pas.
Nuk dihet motivi i vrasjes. I dyshuari është dërguar në paraburgim e fëmija te familjarët.
Artikuj të ngjashëm
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Vetëvritet i dyshuari në Roskovec disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-të fejuarën
-
Vritet një 32-vjeçar në Ferizaj, arrestohen e dyshuara 24 vjeçe dhe babai i saj
-
Një shqiptar në Itali vret ish-gruan dhe partnerin e saj
-
Një çift shqiptar gjendet i vdekur në Francë, dyshohet se burri vrau gruan