Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqiptarët në New York protestojnë kundër Asociacionit

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbajtur protestë për ta kundërshtuar marrëveshjen, siç kanë thënë ata, me kushtëzime.

Kjo protestë është zhvilluar përpara selisë së Bashkimit Evropian në New York.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me moton “Kosova duhet ta ruaj sovranitetin e integritetin e saj si shtet i pavarur”, protestuesit kanë thënë se Kosova duhet të vendosë vetë për fatin e vet.

Ish-komandanti i brigadës “Atlantiku” në luftën e fundit në Kosovë, Gani Shehu, ka thënë se kohëve të fundit po vërehet presion i ndërkombëtarëve që është shtuar mbi Kosovën sa i përket formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tij, bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Presioni të bëhet Serbisë e jo Kosovës, ngase Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme dhe të vazhdueshme”, ka deklaruar ai, derisa shtoi se koncesionet tjera që po i kërkohet Kosovës janë të tepërta, raporton RTK-ja.

Sipas tij, mesazhi i këtij tubimi është që institucionet e Kosovës të kenë kujdes që të mos nënshkruajnë asnjë dokument që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet e saj.

Kundër Asociacionit është protestuar edhe më 11 shkurt në Gjermani. Protesta është organizuar nga aktivistët e shoqatave të bashkatdhetarëve, ndërsa është përkrahur edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani.

“Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiq=Putin”, “Vuçiqi e do edhe një luftë në Evropë”, “Jo Asociacionit” e “Jo ndarjes etnike”, ishin disa nga pankartat protestuese në Berlin.

{gallery}