Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hovenier: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

"Pozicioni i SHBA-së ka qenë i qartë, Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese", tha Hovenier duke theksuar se Asociacioni "nuk duhet të jetë nivel i tretë i pushtetit dhe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive".

Hovenier pas një bashkëbisedimi me studentë në Mitrovicë ka thënë para mediave se nuk duan edhe një Republikë Srpska dhe nuk duan diçka që ka ndikim negativ në funksionim të shtetit të Kosovës./KSP