Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hovenier: S’mbështesim Asociacion antikushtetues, Qeveria të ofrojë vizionin e saj

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një deklarim për media pas diskutimeve në Ambasadë për çështjen e Asociacionit, ka ritheksuar se ata nuk e do të mbështesin një Asociacion të komunave me shumicë serbe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë.

“Ne nuk mbështesim asnjë aranzhim që shkel Kushtetutën e Kosovës, që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 ose nëse kërcënon sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multientik ose institucionet demokratike. Në mënyrë strikte kundërshtojmë krijimin e çfarëdo entiteti që i ngjan Republika Sërpskas në Bosnjë e Hercegovinë”, ka theksuar Hovenier.

Ai ka thënë se kërkojnë prej Qeverisë që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, siç ka thënë ai, i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik.

“Qeveria tani mund të shërbehet me ato që u thanë këtu dhe t’i përfshijë në punën e saj rreth kësaj çështje të rëndësishme. Ne shpresojmë se ky diskutim do të inspirojë një përkushtim të ri dhe ri konfigurim të përkushtimi drejt themelimit të Asociacionit, të cilin ne e konsiderojmë thelbësor për ndërtimin e një të ardhmeje të Kosovës së pavarur, multienitke dhe demokratike, që është e integruar plotësisht në strukturat evropiane dhe euro-atlantike”, është shprehur Hovenier.

Ai ka theksuar se diskutimin me palë të ndryshme të interesit e kanë organizuar për t’i dëgjuar pikëpamjet rreth kësaj teme dhe të shohim pikëpamjet e përbashkëta me qëllim lehtësimin dhe shtyrjes përpara, siç ka thënë, të obligimit të Qeverisë për ta zbatuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Edhe Hovenier thotë se Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën, Hill pret përparim në dialog Arbëri Hovenier thotë se Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën, Hill pret përparim në dialog

“Ne dëgjuam nga dora e parë pikëpamjet e pjesëmarrësve sa i përket implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se si mund të themelohet ai në mënyrën që i siguron të ardhmes së Kosovës pavarësi, multienicitet dhe demokraci. Këto perspektiva janë të rëndësishme në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike. pjesëmarrësit, përfshirë zyrtarë të qeverisë, përfaqësues të shoqërisë civile, liderë politike dhe anëtar të korit diplomatik. Biseda e sotme reflektoi partneritetin e thellë dhe të gjatë me qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Hovenier.

Ai ka thënë se diskutimi ynë ishte i përqendruar rreth tri temave. “E para, si mund të funksionojë Asociacioni në praktikë dhe pjesëmarrësit në këtë takim ngritën një varg temash përfshirë pikëpamjet në përgjegjësitë e mundshme dhe kufizimet e mundshme të Asociacionit. E dyta, si mund të funksionojë Asociacioni brenda kornizës ligjore të Kosovës. Sërish, ne dëgjuam mendime të ndryshme përfshirë ato rreth marrëveshjeve të Brukselit dhe aktgjykimin e gjykatës kushtetuese të vitit 2015. E treta, si mund Asociacioni të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, shpërndarjen efektive të shërbimeve të qeverisë për serbët e Kosovës dhe komunitetet tjera minoritare. Ne dëgjuam mendime se si Asociacioni mund të ndihmojë në adresimin e çështjeve dhe nevojave që janë thelbësore për cilindo komunitet, sikurse edhe për funksionimin e tyre për të cilat janë përgjegjëse të gjitha komunat në Kosovë, sikurse është arsimi, kujdesi shëndetësor, zhvillimi lokal ekonomik”, është shprehur Hovenier.