Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës.
Hovenieri ka deklaruar se Asociaconi duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të marrë në vitin 2016 dhe se nuk ka kompetenca ekzekutive.
“Shtetet e Bashkuara besojnë se pavarësisht se çfarë asociacioni të themelohet duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, pra pa ndryshime kushtetuese. Duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016. Duhet të jetë në përputhje me angazhimin e Bashkimit Evropian se nuk ka kompetenca ekzekutive”, ka thënë ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
Hovenieri më tej ka thënë se ka mënyra që përmes Asociacionit të përmirësohet funksioni i shtetit të Kosovës.
“Ai duhet të jetë në përputhje me një dokument publik të hartuar me shumë kujdes nga Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari ynë i posaçëm për Ballkanin, Gabriel Escobar, që i shpalosën të gjitha këto. Ne i sfidojmë ata që thonë se për nga natyra e tij, asociacioni i komunave me shumicë serbe është i dëmshëm për funksionimin e mirë të shtetit të Kosovës. Ne besojmë fuqimisht se ka mënyra për ta bërë këtë asisoj që në të vërtetë përmirëson funksionin e shtetit të Kosovës duke përmbushur gjithashtu rolin kritik të trajtimit të shqetësimeve reale të komunitetit etnik serb në Kosovë”, ka theksuar ai.
-
Hovenier thotë se Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën, Hill pret përparim në dialog
-
Hovenier: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
-
Hovenier: S’mbështesim Asociacion antikushtetues, Qeveria të ofrojë vizionin e saj
-
Hovenier: Qeveria të lëvizë para me Asociacionin
-
Hovenier: Draftstatuti konform Kushtetutës, me urgjencë të ecet drejt formimit të Asociacionit