Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria pa opozitën sot përkujton 73-vjetorin e çlirimit

Zyrtarë të lartë të Shqipërisë dhe përfaqësues të partive politike në vend përkujtuan sot, me një ceremoni solemne pranë monumentit ”Nënë Shqipëri”, 73-vjetorin e Çlirimit të vendit.

Presidenti Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministra të kabinetit qeveritar, veteranë e tjerë zhvilluan sot homazhe duke vendosur kurora me lule në nderim dhe respekt të të rënëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë ceremoni munguan përfaqësuesit e opozitës, të cilët prej vitesh e festojnë Ditën e Çlirimit në 28 Nëntor, bashkë me festën e Pavarësisë.

Për 73-vjetorin e Çlirimit, do të zhvillohen ceremoni përkujtimore në një atmosferë solemne në mbarë vendin, në respekt dhe mirënjohje të veprës të dëshmorëve.