Është mbajtur në Vlorë ceremonia shtetërore e Ditës së Pavarësisë, që vlerësohet si një nga një nga momentet më të rëndësishme të manifestimeve të 28 Nëntorit. Para Monumentit të Pavarësisë, u mbajtën ritualet zyrtare që shënojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ceremoninë e organizuar pranë sheshit historik, personalitetet shtetërore vendosën kurora me lule në nder të themeluesve të shtetit shqiptar. Aktiviteti u shoqërua me ekzekutimin solemn të Himnit Kombëtar, shkruan rtsh.al.
Të pranishëm në këtë aktivitet zyrtar ishin figurat më të larta të institucioneve shqiptare dhe të Kosovës, mes tyre, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj; Kryeministri Edi Rama; Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi; Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani; Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu; Kryebashkiakja e Vlorës; Brunilda Mersini, etj,.

Në vijim të programit zyrtar të Ditës së Flamurit, janë mbajtur homazhe edhe te varri i Ismail Qemalit, udhëheqësit të aktit historik të 28 nëntorit 1912. Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore po nderojnë figurën e tij dhe rolin e tij në krijimin e shtetit shqiptar.
Ceremonitë në Vlorë për Ditën e Pavarësisë do të vijojnë gjatë gjithë ditës me aktivitete kulturore, pritje zyrtare dhe homazhe të tjera për figurat që kontribuuan në pavarësinë e vendit/KP.
-
Ngritja e flamurit në Vlorë bën bashkë Begajn, Osmanin e Ramën
-
112-vjetori i pavarësisë bën bashkë Ramën e Kurtin në Vlorë
-
Krerët shtetërorë kujtojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit
-
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
-
Jasharët dhe të rënët gjatë luftës nderohen në 18-vjetorin e Pavarësisë