Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar të mërkurën se ka ngrirë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke i akuzuar se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të 15 korrikut.

Sulmi kibernetik i 15 korrikut la qytetarët pa qasje në faqet institucionale të Shqipërisë.

“Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital u arrit të zbulohej fillimisht se sulmi kibernetik i 15 korrikut mbi Shqipërinë, ishte një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakontestueshme se agresoni është sponzorizuar nga Republika Islamike e Iranit. Një agresion shtetëror, hetimi i thelluar na vuri prova të pakundërshtueshme, se agresioni është bërë nga Republika Islamike e Iranit, ka angazhuar 4 grupe, ndër to një nga grupet më famëkeqe, autor i sulmeve të Izraelit, Emiratet e Bashkuara dhe Qipro. Kemi informuar aleatët tanë strategjikë, NATO dhe kemi ndarë dhe rezultate e pakundërshtueshme”, u shpreh Rama.

Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë afat 24 orë stafit të ambasadës iraniane në Tiranë të largohen nga vendi.