Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar fuqishëm sulmin kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë nga Irani.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin keqdashës kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë. Ne i qëndrojmë pranë presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe i bëjmë thirrje Iranit që të mbajë përgjegjësi për këtë veprim të paprecedentë”, ka shkruar Osmani.

Më 15 korrik, sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, që prapa kishte Iranin, synoi të vidhte të dhëna të ndjeshme.

Të mërkurën, kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi se vendi kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe i dha afat 24 orë stafit të kësaj ambasade të largohen nga Tirana.