Irani ka dënuar të mërkurën vendimin e Shqipërisë për ngrirje të marrëdhënieve diplomatike me Teheranin, shkroi Reuters.
Siç raportohet, Irani i ka quajtur pretendime të pabaza arsyet e Shqipërisë për marrjen e kësaj mase, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme iraniane.
Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin të mërkurën dhe dëboi diplomatët e saj pas një sulmi kibernetik në korrik, për të cilin fajësoi këtë shtet.
Sulmi kibernetik i 15 korrikut la qytetarët pa qasje në faqet institucionale të Shqipërisë.
Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë afat 24 orë stafit të ambasadës iraniane në Tiranë të largohet nga vendi.
Këtë vendim e ka mbështetur Uashingtoni, i cili u zotua se do të merrte masa në përgjigje të sulmit ndaj aleatit të saj në NATO.