Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria i hap rrugë riverifikimit të zyrtarëve me “certifikatë pastërtie”

Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugë riverifikimit të të gjithë personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Pas një seance maratonë – që ka zgjatur rreth 13 orë – Kuvendi ka miratuar në mesnatën e 20 tetorit ndryshimet në ligjin “për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Ligji parashikon hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjitha dokumenteve nga 29 nëntori 1944 deri më 2 korrik 1991, që gjenden në Arkivin e Shtetit.

Ndryshimet i mundësojnë çdokujt qasje të plotë.

Aktualisht, edhe pse mundësohet marrja e një kopjeje të dosjes, një pjesë e të dhënave nuk ofrohen të plota.

Edhe PS-ja ka iniciuar nismën ligjore që i hap rrugë hetimit të ish-presidentit Meta Arbëri PS-ja ka iniciuar nismën ligjore që i hap rrugë hetimit të ish-presidentit Meta

Ndryshimet janë miratuar me 94 vota për dhe një kundër, pas shtimit të disa amendamenteve të kërkuara nga demokratët opozitarë.

Në këtë seancë nuk ka qenë i pranishëm kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Nisma e paraqitur nga Partia Socialiste shfuqizon komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”, që kanë pajisur me 'certifikatë pastërtie' zyrtarë të ndryshëm dhe i jep të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e çdo zyrtari.

Ky propozim i është paraqitur Kuvendit pas kërkesës së Autoritetit të Dosjeve, bazuar nën dyshimet se ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Meta është i pajisur me 'certifikatë pastërtie'.

“Të gjithë e dimë se kush na ka sjellë këtu sot, ai është I.M dhe gjithçka që thuhet për të në dosjet e ish-Sigurimit duhet të sqarohet”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Edhe VV-ja thotë se iu refuzua qasja në dosjet e legalizimit të katër objekteve, Komuna e mohon Arbëri VV-ja thotë se iu refuzua qasja në dosjet e legalizimit të katër objekteve, Komuna e mohon

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thënë se hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit do të duhej të ishte ndërmarrë shumë vite më parë.

“Nuk bëhet vetëm hapja e dosjeve për të parë kush kanë qenë bashkëpunëtorët e Sigurimit, por për të parë kush kanë qenë punëtorët, prokurorët, gjyqtarët, ekspertët dhe gardianë burgjesh që vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kanë pasur në bukën e tyre të përditshme. Na falni shqiptarë, ju që keni vuajtur, ju që nuk gjeni eshtrat, ju që keni hequr të zitë e ullirit nga punëtorë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit që kaq vonë u kujtuan për ju”, ka thënë ai.

Për çka dyshohet Meta?

Sipas Autoritetit të Dosjeve, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar shokun e tij, Filip Talo.

Autoriteti ka kërkuar heqjen e pengesës ligjore për të verifikuar Metën dhe të gjithë ata që janë pajisur me 'certifikatën e pastërtisë'.

Edhe VV-ja ankohet në AIP për qasje në dosjet e katër rasteve të legalizimit të pronave në Prishtinë Arbëri VV-ja ankohet në AIP për qasje në dosjet e katër rasteve të legalizimit të pronave në Prishtinë

Ilir Meta ka mohuar se ka qenë bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit, dhe i ka cilësuar akuzat, të motivuara politikisht.

Ai ka ngritur kallëzim penal për anëtarët e Autoritetit./rel