Shqipëria të premten pasdite është goditur nga stuhia “Ciaran” që ka përfshirë Evropën duke shkaktuar dëme të mëdha.
Si pasojë e reshjeve të dendura, në disa qytete të Shqipërisë është bllokuar qarkullimi në disa akse rrugore, ndërkohë që uji ka hyrë në disa banesa dhe biznese.
Meteorologët në Shqipëri kanë paralajmëruar se stuhia e fortë, që ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, do të vazhdojë edhe në orët vijuese.
Reshjet do të vijojnë deri të shtunën në mesditë. Më pas, do të ketë ndërprerje të reshjeve deri të dielën pasdite, kur, sipas meteorologëve, do të rikthehen reshjet e shiut me intensitet të ulët deri në mesatar.
Në jug është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.
Edhe
Stuhi e shi në Shqipëri, anulohen fluturimet
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut.
Për shkak të motit, një oficer policie ka mbetur i lënduar, pasi në kohën që ka qenë në detyrë një objekt është shkëputur dhe e ka goditur.