Erëra të forta dhe reshje të dendura kanë goditur pjesë të Anglisë jugperëndimore teksa stuhia “Ciaran” ka shkaktuar probleme në pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.
Qindra shkolla janë mbyllur, rrugë po ashtu, fluturimet dhe autobusët e trenat janë ndaluar për shkak të rrezikut dhe paralajmërimeve për stuhinë e fuqishme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri mëngjesin e së enjtes, Agjencia e Mjedisit ka lëshuar 65 paralajmërime për vërshime në Angli. U alarmua edhe ngritja e nivelit të lumenjve. Rreth 10,000 shtëpi kanë mbetur pa rrymë. Rreth 40 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në ishujt rreth Kanalit.
Ndërkohë, janë alarmuar edhe shtetet e tjera për stuhinë “Ciaran”, raportoi Guardian.
Në Francë, Ministria për Tranzicionin e Energjisë ka thënë se 1.2 milionë shtëpi kanë mbetur pa rrymë për shkak të kësaj stuhie. Një person ka vdekur.