Reshje të dendura shiu kanë përfshirë disa qytete të Shqipërisë të shtunën, me Durrësin dhe Vlorën në gjendje më të rëndë.
Moti i keq ka pamundësuar uljen e dy aeroplanëve në Aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërkohë janë anuluar edhe disa fluturime pasi është pamundësuar operimi normal i fluturimeve.
Edhe Tirana është prekur nga stuhia e fortë. Qytetarët janë paralajmëruar që të mos dalin jashtë, ndërkohë që pritet që kushtet atmosferike të jenë të njëjta edhe të dielën.
Policia e Shtetit ka apeluar për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
“Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe thyerje të pemëve. Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të qarkullojnë ngadalë, po ashtu edhe këmbësorët të tregojnë kujdes nga rënia e inerteve, pemëve apo sendeve nga lartësitë e pallateve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Anulohen mbi 2.000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
-
Situatë kritike në Shqipëri pas motit të lig, në Evropë 6 persona kanë humbur jetën
-
Përmbytje në Shqipëri – Pezullohet mësimi në Durrës e preken shumë hotele në Spille
-
Mijëra fluturime në SHBA anulohen për shkak të stuhisë së fortë
-
Stuhia zbraz Shëngjinin e Velipojën