Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria e Kosova me qendër të përbashkët kulturore në Australi

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko u takua të shtunën me përfaqësues të diasporës shqiptare në Melburn, ku edhe përqendrohet numri më i madh i shqiptarëve në Australi.

Gjatë bashkëbisedimit, u fol për reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare sa i përket trajtimit të shqiptarëve jashtë vendit.

Majko që informoi të pranishmit lidhur me përmbajtjen e ligjeve të miratuara së fundmi, ai “Për Diasporën” dhe Ligji për Agjencinë Kombëtare të Diasporës.

Ndërsa e vuri theksin tek rëndësia e përfshirjes së gjuhës shqipe në programin shkollor në zonat ku jetojnë shqiptarë, Majko kërkoi bashkëpunimin e shoqatave shqiptare dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit në organizimin e aktiviteteve të rregullta vjetore, ku do të mblidheshin shqiptarët.

Ministri foli për planet e ngritjes së një qendre kulturore në Australi, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, me të cilën do të ndajnë edhe shpenzimet.

Edhe 14 mijë shqiptarë jetojnë në Australi Arbëri 14 mijë shqiptarë jetojnë në Australi

“Si Tirana, ashtu edhe Prishtina janë përballë një prove delikate lidhur me mënyrën se si do të koordinohen për diasporën”, tha ministri Majko, i cili shpjegoi në detaje edhe marrëveshjen për një qendër të përbashkët botimesh, me bazë në Prishtinë dhe degë në Tiranë.

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Melburn shprehën kënaqësinë për vizitën e ministrit Majko dhe u ofruan të ndihmojnë për ruajtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar tek brezi i ri.