“Komuniteti shqiptar në Zvicër po konsolidohet edhe më tej nga pikëpamja ekonomike, si një faktor që do të ketë influencë në zhvillimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.
Me këto fjalë iu drejtua ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, përfaqësuesve te shoqatave shqiptare në Kantonin e Gjenevës, në një takim të zhvilluar në Konsullatën e Kosovës, ku ishte bashkë me ministrin e Diasporës në Kosovë, Dardan Gashi.
Ndërsa pranoi sfidat e mëdha me të cilat përballeshin në përpjekjen e tyre për të ristrukturuar komunitetin shqiptar jashtë vendit, Majko tha se në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës po përpiqen të krijojnë modelet më të mira të organizimit të diasporës.
Për këtë, sipas tij, është e nevojshme shfrytëzimi i eksperiencës së çmuar të komuniteteve të mirë integruara në vendet pritëse.
Gjithashtu, gjatë takimit u fol për marrëveshjen për arsimin, e arritur mes Ministrive të Arsimit e Diasporës në Shqipëri dhe Kosovë.
Ministrat thanë se grupi i specialistëve e kishte përfunduar kurrikulën e përbashkët për mësimin shqip jashtë vendit dhe se pritet miratimi i saj. Sakaq, përfaqësuesit e komunitetit u interesuan mbi mënyrën e financimit dhe vlerësimit të standardeve të arsimtarëve që japin mësimin plotësues shqip.
-
Shqipëri e Kosova me kurrikula të përbashkëta për gjuhën shqipe në diasporë
-
Majko: Të kalosh kufirin Kosovë-Shqipëri, të duket si të kalosh kufirin me një shtet tjetër
-
Shqipëria e Kosova me qendër të përbashkët kulturore në Australi
-
14 mijë shqiptarë jetojnë në Australi
-
Kërkohet institucionalizimi i mësimit shqip në Zvicër