Dy helikopterë amerikanë “BlackHawk” do t’i shtohen arsenalit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në fund të këtij muaji.
Lajmi është bërë i dituri nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, në Facebook.
Ai ka thënë se ky lajm është i shumëpritur dhe dëshmon se Shqipëria po investon në sigurinë e saj.
“Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri. Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, ka shkruar Peleshi.
-
Maqedonci nga SHBA-ja: Do të kemi helikopterë “Black Hawk”
-
Mobilizohet Kroacia, blen helikopterë ushtarakë nga SHBA-ja
-
Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve për misionin e KFOR-it
-
Kosova forcon ushtrinë, helikopterët dhe mbrojtja ajrore në fokus
-
Maqedonci takohet me ambasadorin e SHBA-së në NATO, diskutohet edhe për helikopterët Black Hawk