Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëri: Numërohen mbi 20% të votave, PS 75 mandate

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, kjo dallohet qartë pas numërimit të mbi 20% të votave. Teksa janë numëruar 1357 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me mbi 50.33% të votave, e ndjekur nga PD me 27.74% të votave dhe LSI me 15.35% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas, transmeton tch.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është ky:

PS - 75 mandate

PD - 41 mandate

LSI - 20 mandate

PDIU - 3 mandate

PSD - 1 mandat