Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është duke vazhduar.
Deri tani janë numëruar 30 % e votave në të gjithë vendin, kur forcë e parë politike ka dalë PS me mbi 51.39%, njoftojnë medie shqiptare.
Nga 1745 kuti të numëruar nga 5362 sa janë gjithsej PD renditet e dyta me 28.53% të votave dhe LSI me 15.65% të votave. Rritje në shifra kanë shënuar PS dhe LSI.
Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë: PS - 76 mandate PD - 41 mandate LSI - 20 mandate PDIU - 2 mandate PSD - 1 mandat.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfundon numërimi i votave me postë
-
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
-
Numërohen votat për kandidatë në mbi 55 për qind të vendvotimeve, këta janë më të votuarit
-
Numërohen gati gjysma e votave, këta janë kandidatët më të votuar
-
Përfundon numërimi i votave për parti