Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka hedhur poshtë deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetërorë e politikanëve si në Shqipëri e Kosovë , ku sipas tyre që nga 1 janari i vitit që vjen Shqipëria pret Kosovën që të hapë kufirin, shkruan sot Koha Ditore.
Por Bashkimi Evropian si financues i ndërtimit të pikës së kalimit kufitar të përbashkët Morin-Vërmicë ka bërë të ditur se pika e përbashkët e kalimit kufitar do të funksionojë sipas nenit 7/3 të SBC-së (Kodi i Kufijve i Shengenit). Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hedhur i pari “dorashkën” në drejtim të Qeverisë së Kosovës për një kufi pa dogana mes njëri-tjetrit.
“Uroj që të biem dakord për kthimin e kufirit tokësor mes dy shteteve në një kufi evropian; pa radha kilometrike dhe kontrolle të tepërta policore, mundësisht qysh prej 1 janarit 2018. Gjithashtu, uroj që bashkimin doganor të Shqipërisë me Kosovën ta bëjmë fakt të kryer një orë e më parë, duke i kthyer doganat në portet e Shqipërisë në dogana edhe të Kosovës. Ne jemi gati. Shpresoj që edhe Kosova të jetë gati”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një fjalimi të mbajtur më 11 shtator në Parlamentin e ri të këtij vendi , ku Rama mori votëbesimin për të kryesuar ekzekutivin për një mandat të dytë... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Rama publikon pamje të pikës kufitare Kosovë-Shqipëri: Pushimet e para pa kufi
-
Zyrat doganore cilësohen si “hap i parë” drejt bashkimit të plotë doganor Kosovë-Shqipëri
-
Deklarimet për heqjen e doganës referencë e politikanëve për konsum propagande
-
Kosova e Shqipëria bashkohen në Vërmicë
-
Kosovë-Shqipëri pa dogana vetëm kur të dyja vendet të jenë anëtare të BE-së