Arbëri

Rama publikon pamje të pikës kufitare Kosovë-Shqipëri: Pushimet e para pa kufi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje në rrjetet sociale nga radhët e automjeteve në pikën kufitare Vërmicë-Morinë duke bërë krahasim midis kolonave të gjata përgjatë verërave të tjera dhe të tanishme kur nuk ka kufi.

Në një video ku shihen radhët e gjata të pritjes në këtë pikë kufitare para mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë të mbajtur në fund të qershorit, dhe tani kur qarkullimi i lirë pas vendimit të marrë që mos të ketë kufi gjatë vikendeve dhe festave në këtë pikë kufitare.

“Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës... dhe kështu tash e tutje, për vit e për krejt vitin”, ka shkruar Rama, krah videos.

 

????? Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës☀️?? ... dhe kështu tash e tutje, përvit e për krejt vitin???❤️

Posted by Edi Rama on Sunday, July 3, 2022

Më 20 qershor, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e kontrolleve në kufi për festat zyrtare dhe fundjavave.

Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.