Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Me Osmanin për të tashmen e të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë disa fotografi nga takimi me presidenten Vjosa Osmani të hënën në Tiranë.

Krahas fotografive të publikuara nga Rama në Facebook, ai ka thënë se e tashmja dhe e ardhmja e marrëdhënies midis dy vendeve është e patjetërsueshme.

“Me Presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”, ka shkruar ai.

Në komunikatën e Presidencës lidhur me këtë takim, u bë e ditur se Osmani është shprehur pro rrugës për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar.

“Një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka deklaruar Osmani.