Në fillim të prillit, në pikën kufitare Vërmicë- Morinë, Dogana e Kosovës me atë të Shqipërisë do të bëhen me një administratë të vetme.
Ajo e Kosovës do të kalojë tek ajo e Shqipërisë.
Ky bashkim po bëhet për t’i lehtësuar procedurat në doganat e këtyre dy vendeve, raporton KTV.
Sipas këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, Lulzim Rafuna, procedurat për këtë bashkim kanë përfunduar.
Edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës e mbështesin këtë ide, por thonë që për këtë duhet bashkëpunim i të dyja palëve, jo vetëm angazhimi i Kosovës.
Edhe
Pas 71 vjetësh boshatiset objekti i Doganës në Vërmicë
Derisa Bashkimi Evropian kishte thënë se nuk mund të ketë vetëm një pikë kontrolli për qytetarë, vitin e kaluar ish-kryeministri, Isa Mustafa dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u pajtuan që të vendosin policët e të dyja vendeve në një kabinë së bashku. Kjo, megjithatë, ende nuk ka ndodhur.
Pika kufitare në Vërmicë është ndër më të frekuentuarat, në veçanti në vikende dhe gjatë stinës së verës.
-
Bashkimi i shërbimeve doganore e policore Shqipëri-Kosovë së shpejti realitet
-
Nesër pritet të marrë fund burokracia në pikën doganore Vërmicë – Morinë
-
Të martën pritet të marrë fund burokracia në pikën doganore Vërmicë – Morinë
-
Pika e përbashkët doganore Kosovë-Shqipëri nis punën në fillim të prillit