Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka thënë se ka marrë premtime nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për lirim të masave për sektorët e mbyllur. Shpresë u është dhënë gjatë takimit me ministrin katër ditë më parë, për çka Oda ka thënë se për këtë arsye i ka shtyrë të gjitha veprimet që ka pasur në plan t’i vë në praktikë.
Sipas OHT-së, në takim u diskutua për kërkesat për lehtësimin e masave e të gjithë sektorëve që i përfaqëson ajo, si sallat e dasmave, pishinat, estrada, dekoret dhe të tjerët.
Në një komunikatë, Oda ka thënë se Vitia ka kërkuar t’i jepet kohë.
“Vitia ka kërkuar t'i jepet kohë deri me 26.5.2021 në ora 16:30, sepse sipas tij ishte duke pritur disa rezultate të hulumtimeve që janë duke u bërë në terren, dhe kjo ishte arsyeja që akoma nuk po marrin një vendim për lirimin e masave ndaj sektorëve që akoma qëndrojnë mbyllur”, thuhet në komunikatë.
Oda e Hotelerisë ka thënë se planet e veta do t’i shtyjë deri më datën e kërkuar nga Vitia, në orën 17:00. Ndërsa, janë zotuar se sa i përket organizatave të tjera, nuk do të përkrahin “asnjë iniciativë të ndërmarrë dhe do t'i qëndrojmë në fjalë Arben Vitisë”,
-
Sogojeva: Vitia na ka premtuar se kërkesat tona do të realizohen
-
Gastronomët zotohen se do t’i kërkojnë dy dozat e vaksinës nga qytetarët
-
Oda e Hotelerisë ultimatum Qeverisë deri të premten, paralajmërohen protesta të ashpra
-
Hotelierët me 10 kërkesa për Qeverinë, Bislimi u premton adresim të tyre
-
8 ditë nga nisja e fushatës, ministri Vitia thotë se s`do ketë lehtësim të masave