Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës Hysen Sogojeva bashkë me drejtorin e departamentit të estradës Afrim Muçiqi si dhe përfaqësuesit nga Shoqata e Gastronomëve, Arian Vranica dhe Veton Zuka kanë zhvilluar të mërkurën një takim me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Arsim Berisha, ku është diskutuar për masat e reja anti-COVID që pritet të merren të enjten nga Qeveria.
“Takimi u mbajt me qëllim që të diskutoheshin nga afër problemet dhe dëmet që u janë shkaktuar bizneseve nga masat antiCovid-19 tash e sa kohë, dhe meqenëse nesër do të mbahet mbledhja e qeverisë për masat e reja ashtu siç është thënë, përfaqësuesit nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit sërish i cekën kërkesat e saja të cilat ishin të qarta për lirimin e këtyre masave që janë në fuqi”, thuhet në një njoftim.
Përfaqësuesit e Hotelerisë dhe Gastronimisë presin që me masat e reja, të lejohet të mbahen festat në lokalet hoteliere dhe të gastronimisë, ndërkohë që janë zotuar se do të marrin përgjegjësi për respektimin e masave.
“Edhe njëherë përfaqësuesit e OHTK-së u zotuan që do të marrin përgjegjësi për respektimin e masave, në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik, ata premtuan që asnjë sektor i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës nuk do të lejohet të pranojë qytetarë të cilët janë të pavaksinuar, vetëm ata që i kanë certifikatat e të dy vaksinave do të lejohen t’i shfrytëzojnë hapësirat e subjekteve hoteliere/turistike qoftë restaurant, hotel, sallë dasme, klube të natës apo diçka tjetër. Urojmë që kërkesat e OHTK-së të miratohen dhe vendimet e ardhshme mos të jenë më në dëm të bizneseve tona, por të punojmë me rregulla dhe me respektim të masave toleruese në mënyrë që të rikuperohet sadopak shëndeti ekonomik por njëkohësisht të ruhet shëndeti publik”, përfundon njoftimi.
-
Sogojeva: 90% e stafit të gastronomisë e hotelerisë është vaksinuar
-
Qytetarëve të Kosovës do t’u kërkohet një dozë e vaksinës për të hyrë në lokale
-
Muçiçi kërkon nga Qeveria që të lejohet mbajtja e dasmave
-
Oda e Hotelierisë: Masat e reja janë marrë pa u konsultuar me ne
-
Sogojeva: Klientët e pavaksinuar të mos lejohen brenda në lokale, dënimet janë të ashpra