Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sogojeva: Klientët e pavaksinuar të mos lejohen brenda në lokale, dënimet janë të ashpra

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka vlerësuar si shumë të mirë dhe konstruktiv takimin që kishin me Ministrin e Shëndetësisë.

Ai ka treguar se gjatë takimit janë dakorduar që ngadalë të fillojë hapja, porse është sugjeruar që asnjë klientë të mos lejohet të futet në ambiente të mbyllura pa pasur dëshminë e vaksinimit apo testin PCR.

“Ne sugjeruam që të mos lejohet asnjë klient të hyjë brenda pa dy vaksinat apo testin PCR. Dënimet janë të ashpra. Jo me gjobë, por mund të pasojë me mbyllje”, ka thënë Sogojeva në emisionin “SOT” të KTV-së.

Sogojeva ka insistuar se nuk ka arsye për mbyllje, pasi numri i të vaksinuarve është mjaft i lartë.

“Nuk jemi në kohën e verës, kur kishim afro 12 për qind të vaksinuar. Sot kemi mbi 60 për qind me dy doza të vaksinës e afro 70 për qind me një dozë. Duke mos llogaritur edhe ata njerëz që janë vaksinuar në Maqedoni, Shqipëri, besa edhe në Preshevë e Bujanovc, e edhe në shtete tjera. Ata nuk janë të regjistruar si të vaksinuar te ne. Nëse llogariten edhe ata atëherë del se janë mbi 70 për qind të vaksinuar. Nuk ka arsye që sot të ketë mbyllje, të ketë orë policore, kufizime, e të mos fillohet me ahengje. Vetëm duhet të kemi kujdes që brenda lokaleve të mos hyjë asnjë klientë pa certifikatë vaksinimi apo test PCR”, ka thënë Sogojeva.

Edhe Sogojeva: 90% e stafit të gastronomisë e hotelerisë është vaksinuar Arbëri Sogojeva: 90% e stafit të gastronomisë e hotelerisë është vaksinuar

Sogojeva ka thënë se gjatë takimit ishin dakorduar për hapje, por të pritet 48 orë. Por, thotë se nga ajo çfarë panë nga takimi i Komitetit për COVID, sinjalet nuk ishin aq të mira.

“Apeloj prejt sot te ministri, kryeministri e Qeveria që të fillohet me hapje, pasi nuk ka arsye të vazhdojë kjo. Normal vetëm duhet zbathar masat strikt. Kam potencuar këtë gjithmonë”, ka thënë Sogojeva.

Sa i përket turizmit, ai ka thënë se viti 2020 ishte komplet me humbje. Ndërsa në vitin 2021 ka thënë se ka pasur një rehabilitim, një rritje të numrit të vizitorëve. Ai ka thënë se Ligji për rimëkëmbje nuk po implementohet nga Qeveria.

“Kur nuk ka ndihmë nga shteti atëherë normal ka ngecje”, tha Sogojeva.

Edhe Hoteleria ankohet se nuk mund të mbijetojë pa energji të rregullt elektrike Arbëri Hoteleria ankohet se nuk mund të mbijetojë pa energji të rregullt elektrike

Sogojeva shton se sot do të dilet me një apel me shkrim për të gjitha subjektet e hotelierisë.

“Kërkohet nga gjitha subjektet e hoteliere pavarësisht natyrës, luten që të respektohen masat. Masat janë që të mos lejohet asnjë klientë në hapësira të mbyllura pa dy vaksina apo testin PCR. Është i vetmi mekanizëm për të ecur para”, tha Sogojeva.