Ditën kur nisën diskutimet për “borën” dhe “skllotën” e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, ky i fundit pa dashur t’i komentojë ato ‘përplasje nga larg’, tha se kanë kohë që s’janë parë e s’janë takuar mes vete.
Por, kohët e fundit, i kanë shpeshtuar takimet këta dy, raporton Koha.net.
Sot në një postim në Facebook, kryeministri Haradinaj, ka shkruar se “Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA”, duke i bashkëngjitur edhe një foto së bashku. Por, nuk ka treguar se për çfarë temash kanë biseduar.
Haradinaj, pati një takim me Thaçin edhe mbrëmë në shtëpinë e këtij të fundit. Një fotografi e cila qarkulloi më pas në rrjete sociale, dukej se presidenti kishte mbledhur në shtëpinë e tij për një darkë krerët e koalicionit PANA, dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Takimet e këtyre dyve, përfshirë edhe liderë tjerë të koalicionit PANA, nisën pak ditë më parë, e taksa, është ajo që duket se po i bën bashkë.
Kryeministri Haradinaj vazhdon të jetë këmbëngulës se taksa s’do të pezullohet derisa të përmbushen kërkesat e vëna nga Qeveria, presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se taksa duhet të hiqet, dhe duhet të ruhen raportet me SHBA-në.
-
Darkë e relaksuar e krerëve të koalicionit me Thaçin e Ramën
-
Skllota, përplasje e re e Thaçit me Haradinajn
-
Haradinaj s’e di kuptimin e postimit të Thaçit me ‘borën’, thotë se ka kohë që s’janë takuar
-
Pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit, takohen Mustafa e Haradinaj
-
Haradinaj i pret sot në takim në orën 14:00 të gjithë kryetarët e partive