Enver Hoxhaj, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe kandidat i kësaj partie për kryeministër, ka prezantuar të shtunën Shpend Dobranjën si aderimin më të ri në këtë parti.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Dobrunja me të kaluarën e tij si drejtues i kompanive mediatike “është vlerë e shtuar e projektit tonë për rimëkëmbjen e shtetit”.
“Miku im, ish drejtori i dy prej mediumeve më të vjetra në vendin tonë, Grupit KOHA dhe gazetës Zëri, Shpend Dobranja, sot na ka nderuar me aderimin e tij në PDK. Shpendi, një profesionist që ka një të kaluar të pasur dhe të suksesshme në drejtimin e shumë kompanive mediatike, është vlerë e shtuar e projektit tonë për rimëkëmbjen e shtetit. Partia Demokratike e Kosovës, me Shpendin dhe të gjithë të tjerët që çdo ditë po na bashkohen, është oferta më serioze për qytetarët. Mirë se vjen Shpend në familjen tonë të madhe politike! #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër”, ka shkruar ai.
-
Sa e bashkuar po hyn PDK-ja në zgjedhjet e reja? – Sonte me Enver Hoxhaj në “Interaktiv”
-
Gara për kryetar të PDK-së, Hoxhaj përballë Hamzës
-
Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra
-
Hamza: Ndryshimi është afër
-
Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues