Përfaqësues të shoqërisë civile, organizata joqeveritare, dhe aktivistë kanë shprehur shqetësim për mosthemelimin e e legjislaturës së re si dhe qeverisë pas rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, teksa kanë theksuar se një prej pasojave më të rënda nga kjo është ngecja në ratifikimin e Marrëveshjes për Planin e Rritjes.
Përmes një reagimi të tyre, përfaqësuesit shprehën se Plani, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim ekonomik si dhe integrim evropian. Sipas tyre, zvarritja e ratifikimit rrezikon jo vetëm përfitimet e drejtpërdrejta financiare, por edhe kredibilitetin e Kosovës si partnere e besueshme në proceset evropiane.
“Një nga pasojat më të ndjeshme të mos themelimit të institucioneve është edhe ngecja në ratifikimin e Marrëveshjes së Facilitetit me BE-në. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, së bashku me marrëveshjen për huazim, është kyç për kualifikimin për parafinancim prej 61.8 milionë eurosh. Ky Plan parasheh zbatimin e reformave të rëndësishme për integrimin evropian të vendit si dhe financimin e tyre me anë të fondeve nga ana e BE-së. Kosova parashihet që të përfitojë deri në 883 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga GLPS.
Shoqëria civile theksoi se ratifikimi i marrëveshjes nuk është vetëm një obligim teknik, por një deklaratë e qartë politike se Kosova synon zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim të plotë në Bashkimin Evropian.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile i kanë bërë thirrje Kuvendit të Kosovës dhe të gjithë deputetëve që të vendosin interesin publik dhe të ardhmen e qytetarëve “mbi kalkulimet e ngushta politike dhe të ratifikojnë këtë marrëveshje sa më shpejtë që është e mundur”.
Edhe
GLPS: Vonesat në reforma rrezikojnë humbje të pakthyeshme financiare për Kosovën
“Mosratifikimi apo vonesa në këtë proces do të ishte një humbje e madhe strategjike për vendin”.
-
Afatet kanë kaluar, rekomandohet veprim emergjent për të përfituar milionat nga Plani i Rritjes
-
S’ka pagesa nga Plani i Rritjes i BE-së pa ratifikim të marrëveshjes në Kuvend
-
S’ka pagesa nga Plani i rritjes pa ratifikim të Marrëveshjes në Kuvend
-
BE-ja e shqetësuar me bllokadën, i përmend afatet e Programit për Reforma