Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shoqatat e OVL të UÇK-së në Dukagjin mbështesin Haradinajn për veteranët

Kemi përcjellë me shqetësim debatin që po ndodh rreth Luftës Çlirimtare dhe tendencës për degradimin e saj nga faktorë të ndryshëm, të cilët si duket po veprojnë më të sinkronizuar se kurrë më parë.

Sa i përket debatit rreth luftës në Dukagjin, ne duhet të rikujtojmë opinionin për faktet në vijim:

1. Lufta në Dukagjin nisi me 24 mars 1998, që i bie një vit para bombardimeve të NATO-s dhe pas intensifikimit të saj, që nga prilli 1998 nuk ka asnjë ditë në të cilën nuk ka rënë të paktën një dëshmor. Janë 920 dëshmorë që ranë në ZO të Dukagjinit, e një e treta e tyre pikërisht si pjesëtarë të shtabeve lokale që u themeluan pothuajse në të gjitha vendbanimet në komunat e Dukagjinit. Rreth 1650 luftëtarë, mbetën të plagosur në frontet e luftës. Vlen të përmendet se vetëm fshati Gllogjan dha 27 dëshmorë.

2. Përpos shtabeve lokale, në të cilat u mobilizuan i madh e i vogël, janë 8 brigada që vepruan në territorin e Dukagjinit, që kanë qenë tmerri i armikut, çka vërtetohet edhe nga librat dhe dokumentaret e realizuara nga vetë serbët, pjesëmarrës të luftës apo gazetarë.

3. Për shkak të humbjeve që i pësonin në terren nga UÇK, forcat jugosllave kryen në Dukagjin masakrat e tmerrshme në civilë, si në Meje, Lybeniq, Qyshk, Beleg e në shumë lokacione të tjera, duke ekzekutuar mijëra civilë të paarmatosur. Gjithashtu Peja, Deçani, Istogu e Gjakova prijnë si qytete në Kosovë, për sa i përket shkallës së shkatërrimit, e cila arrin deri në 74%.

Edhe Dikur Haradinaj thoshte se UÇK-ja në Dukagjin ka 6000 ushtarë, tash thotë mbi 15 mijë Arbëri Dikur Haradinaj thoshte se UÇK-ja në Dukagjin ka 6000 ushtarë, tash thotë mbi 15 mijë

Të gjitha këto fakte mbështesin argumentin e ashpërsisë së luftës që u zhvillua në Dukagjin, dhe nëse dikush mendon se tërë këtë luftë e bëri një grusht njerëzish, atëherë gabohet, sepse mobilizimi i cili arriti kulmin në qershor të vitit 1998, grumbulloi dhjetëra mijëra luftëtarë me armë në dorë të cilat siguroheshin me vështirësi në rrugën e gjatë nëpër Bjeshkët e Nemuna.

Si përfundim, shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së në Dukagjin kërkojnë ndaljen e kësaj tendence të rrezikshme kundër Luftës Çlirimtare dhe janë në përkrahje të plotë të deklaratave të Komandantit të ZO të Dukagjinit Ramush Haradinaj në dobi të këtij debati, për numrin e veteranëve dhe të gjitha çështjet e tjera të ngritura, përfundon reagimi i OVL UÇK, degët: Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog.