Pas hapësirave publike në Prishtinë, me shporta të mbeturinave të punuara nga të burgosurit në Dubravë, janë pajisur disa shkolla fillore në kryeqytet.
Shkolla fillore “Zenel Hajdini”, “Hilmi Rakovica”, “Andon Zako Çajupi”, “Nazmi Gafurri”, “Afrim Gashi” dhe “Shkëndija”, janë shkollat nëpër të cilat drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë ka bërë shpërndarjen e këtyre shportave.
Drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu, ka thënë se deri më tani janë shpërndarë gjithsej 150 shporta në parqe e shkolla të Prishtinës e të cilat janë donacion i organizatës gjermane “Help”.
“Deri më tani kemi shpërnda rreth 150 shporta. Shportat janë donacion i organizatës gjermane ‘Help’ për drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe të punuara nga të burgosurit e burgut të Dubravës. Shportat janë shpërndarë në parqe e shkolla. Ky bashkëpunim ne mes të organizatës ‘Help’ dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike do të vazhdojnë edhe më tutje”, ka thënë Musliu për KOHËN.
KOHA ka raportuar edhe më parë për punën që bëjnë të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Dubravë e të cilët kanë prodhuar shporta për komunën e Prishtinës dhe të Istogut.
Edhe
Të burgosurit e Dubravës krijojnë shporta për rrugët e Prishtinës
Të burgosurit që i kanë punuar këto shporta janë certifikuar me standarde ISO në saldim e zanate të tjera.
-
Shkollat e Prishtinës denoncuan 99 nxënës në Polici për një vit
-
Shahini: Shkollat “Hasan Prishtina” e “Afrim Gashi” në gjendje më të rënduar, s’dihet a zhvillohet nesër mësimi
-
Krijuesit e deponive ilegale ankohen se nuk po kanë ku t’i hedhin mbeturinat
-
Siguria në shkollat e Prishtinës, Sadriu-Lushaku: Disa shkolla kanë filluar të aplikojnë masa të reja