Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkolla e Muzikës në Mitrovicë shënoi 65 vjetorin e punës

Në një ambient të ngrohtë e me një program jashtëzakonisht të pëlqyer, është shënuar 65 vjetori i punës të shkollës së muzikës “Tefta Tashko”, në Mitrovicë.

Drejtoresha e shkollës, profesoresha Valbona Prekazi, tha fillimisht se Shkolla e Muzikës në Mitrovicë rrugëtimin e saj e ka nisur 65 vjet më parë, me misionin e qartë të edukimit të talenteve të rinj në kulturën muzikore dhe kjo ka bërë një pjesë të ndritshme të historisë së këtij qyteti.

Nga kjo shkollë kanë dalë emra të mëdhenj e njerëz eminent, që e zhvilluan kulturën muzikore, si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit të Kosovës. tha ndër të tjera drejtoresha Prekazi. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Mitrovicës, Iset Beka, tha se Mitrovica dhe qytetarët e saj mburren me Shkollën e Muzikës dhe me kuadrot e talentet që kanë dalë nga ajo

theksuar se Shkolla e Muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë, përgjatë 65 viteve të punës, plotë 51 vjet është drejtuar nga femrat.