Shkolla e muzikës ‘Prenkë Jakova’ në Prishtinë në 70-vjetorin e hapjes punon në hapësira të shkollave të tjera, në kushte aspak të përshtatshme për natyrën e saj.
Drejtoresha e Shkollës së muzikës ‘Prenkë Jakova’, Violeta Krasniqi i tha RTK-së se për një vit pranojnë shumë nxënës dhe ka interesim të madh për këtë shkollë. “Për çdo vit pranojmë 100 fëmijë”, tha ajo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkolla këtë vit shënon 70 vjetorin e hapjes. “Ne për shumë vite ballafaqohemi më shumë sfida, problemi i parë është mungesa e objektit, por edhe infrastruktura”, tha ajo.
Shkolla e arsimit dhe e edukimit muzikor, është një institucion arsimor që ngërthen në vete shkollën e ulët si dhe shkollën e mesme të muzikës. Kjo shkollë filloi punën në vitin e largët 1949, fillimisht me vetëm dy arsimtarë dhe një numër të vogël nxënësish. Në vitin 1961 u shtua mësimi edhe me klasat e shkollës së mesme, me seksionin teorik, instrumental dhe shkollën e arsimit të ulët muzikor. Në Shkollën e Muzikës "Prenk Jakova" në Prishtinë u përgatitën kuadro muzikore profilesh të ndryshme të arsimit muzikor për shkollat fillore. Kjo shkollë ka seksionin e pianos, të violinës, të kitarës, të instrumenteve frymore si dhe të solokëndimit. Shkolla ka drejtimin artistik (ekzekutues muzikor në piano, violinë, flaut dhe klarinetë), drejtimin teorik (bashkëpunëtor muzikor) dhe drejtimin e baletit. Nga kjo shkollë dolën kuadro të cilat më vonë bënë emër në fushën e artit muzikor si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.