Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHKK me standarde të dyfishta për trajtimin e të burgosurve

Shërbimi Korrektues i Kosovës shpesh ka dëshmuar se përdor standarde të dyfishta për të burgosurit e ata që janë nën menaxhim të tyre, raporton KTV.

Zyrtarë të këtij shërbimi, madje, janë të akuzuar nga Prokuroria se ndihmuan politikanë si rastin e Sami Lushtakut, që të arratiset nga QKUK-ja sa ishte në paraburgim.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka nxjerr një raport nga monitorimi i qendrave të ndalimit, atyre të paraburgimit dhe qendrave korrektuese.

E, Valmira Demolli ka përmendur disa raste, në të cilat, sipas saj, më të mira janë kushtet e të burgosurve sesa ato të stafit.

Me kritika nuk është pajtuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHKK-së, i cili ka kërkuar që edhe të ndihmohet Shërbimi Korrektues e jo vetëm të kritikohet.

Numri i përgjithshëm i të privuarve nga liria gjatë vitit 2017 në Kosovë ishte 2 mijë e 730.

Edhe SHKK me standarde të dyfishta për trajtimin e të burgosurve Video SHKK me standarde të dyfishta për trajtimin e të burgosurve

Sipas raportit të Monitorimit, Qendra korrektuese në Smrekonicë ka dalë më së miri dhe është thënë se është model për të tjerat. Ndërsa, Qendra në Mitrovicën Veriore është në gjendje të rregullt, teksa Qendra Korrektuese e Prizrenit njihet si qendra më problematike. Buxheti i SHKK-së për vitin 2017, ishte 16 milionë e 660 mijë e 598 euro.