Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkeljet ligjore e kthejnë në rivlerësim tenderin për gypa në KEK

Tenderi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) që kishte për qëllim furnizimin me gypa të plastikës nuk i ka shpëtuar llupës së Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Ky organ ka vlerësuar se ky aktivitet i prokurimit nuk ka qenë në përputhje me Ligjin për prokurimin publik dhe ai është kthyer në rivlerësim.

“Sqarimet shtesë” për pretendimet e ngritura nga Operatori Ekonomik ankues (Kompania GIGI sh.p.k) kanë bërë që të merret ky vendim nga ajo që quhet Gjykatë e Tenderëve. Paneli shqyrtues ka kërkuar nga Autoriteti Kontraktues (AK-KEK) që gjatë rivlerësimit të kërkojë sqarime shtesë lidhur me pretendimet e OE “GHM Company” sh.p.k. se OE i rekomanduar për kontratë nga kompania GIGI sh.p.k. ka ofruar vetëm vizatim teknik të vërtetuar nga prodhuesi i gypave GEMA PLAST, pastaj se në certifikatën ISO 9001:2015 kompania GEMA PLAST bën prodhimin e gypave PE dhe PRP dhe montimin e elementeve, se GIGI sh.p.k. ka të prezantuar certifikata, autorizime, vizatime teknike, deklarata të prodhuesit, por nuk e ka të prezantuar në katalog të fllashave, sepse sipas OE-së, ankuesi GEMA PLAST nuk është prodhues i fllashave.

Sqarime shtesë është kërkuar edhe për pretendimin e OE ankues se sikur GEMA PLAST të kishte qenë prodhues i fllashave nuk do të kishte ofruar standard të vjetër RST 37-2, sepse, sipas tij, ky standard është ndryshuar 3 herë deri tash...

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)