Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkelje të shumta ligjore në Ministrinë e Arsimit

Foto: Koha

Shkelje të shumta në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka evidentuar një raport i nxjerrë ditë më parë nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHCK).

Disa nga shkeljet e evidentuara në raportin me rekomandime për monitorimin e institucioneve publike, të cilin e ka siguruar gazeta, kanë të bëjnë me procedurat e rekrutimit dhe avancimit, organizimin e brendshëm, procedurat e ankesave, numrin e vogël të femrave dhe numrin e vogël të personave me aftësi të kufizuara që punojnë në MASHT, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kolegji i KPMSHCK-së i ka konsideruar si shkelje edhe numrin e madh të pozitave me ushtrues detyre. Sipas raportit, në vitin 2017 ka pasur 23 pozita me ushtrues detyre në MASHT dhe disa prej tyre janë mbajtur me u.d. për më shumë se tre muaj.

Me këtë veprim thuhet se MASHT-i ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 30, paragrafi 4, të Ligjit për shërbimin civil, si dhe nenit 16, paragrafi 1, të Rregullores për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)