Bordi i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave, “Pastrimi”, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të premten ka shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, Burim Kelmendin.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, Bordi ka konstatuar se kryeshefi ekzekutiv nuk ka realizuar objektivat për rritjen e kapitalit të kompanisë, si objektiv bazë i përcaktuar me Plan Biznesin e aprovuar, dhe krejt kjo për shkak të keqmenaxhimit.
“Është vërtetuar se ka pasur devijime ekstreme nga parashikimet e Planit të Biznesit, ka pasur mbipunësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me fuqinë ekonomike të kompanisë, si dhe është praktikuar edhe nepotizëm. Kjo është konstatuar edhe në gjetjet e Zyres së Auditorit të jashtëm, e cila ka gjetur shumë shkelje të rënda për kompaninë, si pasojë e marrjes së vendimeve përtej kompetencave të Kryeshefit Ekzekutiv, pa aprovim nga Bordi i Drejtorëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
KOHA pati raportuar më 5 korrik se KRM "Pastrimi" po rriste shpenzimet e brendshme me punësime të shpeshta, por linte bërllokun në kontejnerë shkaku i borxheve të veta.
-
Aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të “Pastrimit” për abuzim me punësime
-
Ish-kryeshefi i “Pastrimit”: Shkarkimi im është politik
-
“Pastrimi” rifillon punën
-
Komuna thotë se punëtorët e “Pastrimit” po keqpërdorën politikisht
-
KRM “Pastrimi” akuzon kryetarin Rama: Komuna po e çon ndërmarrjen drejt falimentimit