Shifra alarmante të vdekjeve e rasteve të reja me COVID-19 janë regjistruar në 10 ditët e fundit në Kosovë. Ky dhjetëditësh, nisur nga 18 gushti e deri më sot, ka regjistruar mesatare prej më shumë se 10 vdekjesh në ditë e rreth 2000 raste të reja ditore.
113 persona kanë humbur jetën në këto 10 ditë, si pasojë e infektimit me COVID-19. Ndërkaq janë regjistruar saktësisht 20 mijë e 459 raste të reja pozitive.
Dita më e rëndë ishte ajo e 25 gushtit sa i përket rasteve të reja me 2541 sosh, ndërsa një ditë më pas u regjistruan 18 vdekje në ditën më të rëndë për fatalitete.
Në spitalet dhe klinikat në Kosovë janë duke u trajtuar më shumë se 1050 pacientë me COVID-19. Prej tyre 952 po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa 55 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Që nga rastet e para, në mars të 2020-s, deri tash në vend janë regjistruar rreth 140 mijë raste pozitive, e më shumë se 2400 të vdekur.
-
75 persona vdiqën për një javë si pasojë e COVID-19, gati 14 mijë raste të reja
-
Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Tre të vdekur e 1853 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
Një i vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
Një i vdekur dhe 55 raste të reja me COVID-19 në Kosovë