Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shi, rrufe e mundësi për stuhi në fundjavë

shi

Mot me vranësira të dendura, reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh e me mundësi edhe për stuhi të shkurtra me breshër do të mbizotërojë të shtunën e 30 gushtit në Kosovë, ka paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik.

Sipas njoftimit të së premtes, temperaturat do të shënojnë luhatje edhe të dielën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, pritet të dendësohen dhe si rezultat i ndryshimeve të fushave barike, parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Në zona të kufizuara parashihen stuhi me breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27-30°C.

E të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Ekzistojnë mundësi të  vogla që në disa zona të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 22-26°C.