Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.
Sipas institutit, vranësirat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.