Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shënojnë rritje depozitat e qytetarëve në banka

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat bankare për muajin gusht të këtij viti.

Sipas shifrave, asetet e bankave komerciale në muajin gusht 2023 kanë shënuar rritje me rreth 148.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Ndërkaq investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjera) kanë shënuar rritje prej rreth 155 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

BQK-ja ka bërë të ditur se depozitat e klientëve në gusht të këtij viti kanë shënuar rritje për rreth 161.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Vlera e depozitave në gusht 2023 arriti vlerën 5.83 miliardë euro. Rreth 25% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5% të totalit të depozitave apo rreth 3.88 miliardë euro.

“Vlera e depozitave të reja në muajin gusht është 139.9 është milionë ( në korrik 105.4 ishte milionë).

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin gusht ishte 2.52% ( në korrik ka qenë 2.69%)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq vlera e kredive bruto në fund të muajit gusht 2023 ishte 4,729.6 milionë euro, e që paraqet një rënie prej 19.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Vlera kredive të reja në muajin gusht ishte 170.7 milionë krahasuar me korrikun që ishte 166.9 milionë.

Edhe 241 milionë euro kredi të reja, asetet e bankave 7.5 miliardë euro Ekonomi 2 v. më parë 241 milionë euro kredi të reja, asetet e bankave 7.5 miliardë euro

Norma e interesit në kredi në muajin gusht është 6.70% krahasuar me korrik në korrik ka qenë 6.60%.

BQK-ja ka deklaruar se gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit gusht ishte 811.8 milionë euro, i cili është për 13.65 milionë euro më i lartë.